Për herë të parë në Kosovë, nën organizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, po mbahet Punëtoria e Shqyrtimit të Ankesave në Fushën e Qasjes në Dokumente Publike.
Më 7 dhe 8 prill 2025, në Hotelin Swiss Diamond, Prishtinë, do të mblidhen rreth 30 përfaqësues të autoriteteve homologe nga vendet e Evropës, për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të trajtimit të rasteve konkrete që lidhen me:
- Prokurimin publik dhe shpenzimin e parasë publike;
- Sekretin afarist;
- Pronësinë intelektuale.
Krahas ekspertizës ndërkombëtare, kjo punëtori do të ofrojë edhe një mundësi të veçantë për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave, të cilët do të përfshihen aktivisht në njërën nga seancat e ditës së dytë.
Me më pak se dy javë deri në hapjen e punimeve dy ditore, kjo konferencë pritet të jetë jo vetëm një forum profesional, por edhe një hap konkret drejt forcimit të transparencës dhe llogaridhënies publike.