Kuptimi i Parimit të Minimizimit të të Dhënave Personale

Minimizimi i të dhënave është një nga parimet kryesore të mbrojtjes së të dhënave personale. Ky parim siguron që kontrolluesit mbledhin dhe përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e caktuara. Ky parim mbron privatësinë tuaj duke reduktuar rrezikun e keqpërdorimit, vjedhjes apo humbjes së të dhënave personale.
Çfarë Nënkupton Minimizimi i të Dhënave?
✅ Përpunimi i Kufizuar: Kontrolluesit e të dhënave personale duhet të mbledhin vetëm të dhënat që janë të domosdoshme për përmbushjen e qëllimeve specifike dhe legjitime.
✅ Shmangia e të Dhënave të Tepërta: Të dhënat që nuk janë të nevojshme për qëllimin e caktuar nuk duhet të mblidhen apo përpunohen.
📢 Ndani këtë informacion me të tjerët. Së bashku, mund të promovojmë një kulturë të përgjegjshme dhe të sigurt të përpunimit të të dhënave personale.
Ky postim u mundësua nga Institute for Technology and Society, si pjese e projektit HumanRightivism, financuar nga Embassy of Sweden in Pristina dhe që implementohet nga Community Development Fund – CDF
https://www.vudols.com