Takim me përfaqësues të Organizatave Jo-Qeveritare për të diskutuar çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti sot në takim të përbashkët me përfaqësues të Organizatave Joqeveritare (OJQ), me qëllim të forcimit të bashkëpunimit AIP-së dhe OJQ-ve, për promovimin e së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Gjatë takimit, u diskutua për sfidat në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe nevoja për ngritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike dhe private për ndërmarrjen e masave organizative për mbrojtjen e të dhënave personale. Me fokus të veçantë, Komsionerja diskutoi me përfaqësuesit e organizatave Jo -Qeveritare mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen e të dhënave personale nga institucionet publike, përkatësisht Kompanitë Publike të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët.
Ky angazhim i përbashkët synon një përfshirje më të gjerë të akterëve dhe një zbatim më efektiv të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Kosovo Law Institute, Institute for Development Policy (INDEP), Democracy Plus, Platforma Civikos, Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Lëvizja FOL.
https://www.vudols.com