“E drejta e jetës private dhe familjare dhe koncepti i detyrimeve negative dhe pozitive të shtetit sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” ishin temat kryesore në trajnimin dy-ditor të organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë në mbështetje të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

🔐Inspektorët e Agjencisë për Informim dhe Privatësi kontribuan në trajnim me ekspertizën e tyre në çështjet dhe trendet e mbrojtjes së të dhënave personale në Kosovë. Diskutimet përfshinë sfida dhe përparime në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, teknologjitë e reja që ndikojnë në privatësinë e qytetarëve, dhe mekanizmat e mbikëqyrjes efektive për mbrojtjen e të dhënave personale.
Tema të tjera të rëndësishme që u trajtuan ishin:
✅Mbikëqyrja e telekomunikacionit dhe komunikimit dixhital në një kontekst kriminal
✅Analiza e praktikës gjyqësore të GJEDNJ në lidhje me mbledhjen e të dhënave (përfshirë mbikëqyrjen e fshehtë), ruajtjen dhe zbulimin nga autoritetet shtetërore
✅Të drejtat riprodhuese dhe e drejta për të hyrë në informacionin personal, duke përfshirë “të dhënat shëndetësore”
✅Përdorimi i të dhënave personale si “provë” në procedimin penal
Trajnimi u karakterizua me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë të fushës të angazhuar në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Gjykatën Kushtetuese në Zbatimin dhe Përhapjen e Standardeve Evropiane të të Drejtave të Njeriut’.
https://www.vudols.com