Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e te Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut.

18 qershor 2024, Shkup, Maqedoni e Veriut
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut, Imer Aliu kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve.
Me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe arritjes së qëllimeve të institucioneve në përputhje me legjislacionin kombëtar, Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Imer Aliu, u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë në shkëmbimin e ekspertizës, organizimin e takimeve të përbashkëta, fushata ndërgjegjësimi, vizita studimore dhe aktivitete tjera me interes të përbashkët.
https://www.vudols.com