Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetje të OSCE Mission in Kosovo, organizoi një takim në Mitrovicë të Veriut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mediave dhe organizatave jo-qeveritare të komunitetit serb

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku diskutoi për rëndësinë e sigurimit të qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale si dy aspekte thelbësore në forcimin e transparencës dhe ngritjes së llogaridhënies institucionale. Duke vlerësuar rolin e patjetërsueshëm të mediave dhe OJQ-ve në nxitjen e një shoqërie më transparente dhe përgjegjëse, Komisionerja ju bëri thirrje pjesëmarrësve të ndërmarrin një rol më aktiv në promovimin e realizimit të këtyre dy të drejtave të qytetarëve.
Paneliste ishte edhe Mexhide Demolli-Nimani, Drejtoresha Ekzekutive e Lëvizja FOL, e cila paraqiti sfidat me të cilat përballet shoqëria civile në lidhje me qasjen në dokumente publike, përkatësisht heshtjen dhe mos-përgjigjen e institucioneve. Kjo rrjedhimisht mund të ndikojë negativisht në aftësinë e shoqërisë civile për të mbikëqyrur qeverisjen dhe të kontribuojë në proceset demokratike. Ajo gjithashtu, theksoi rëndësinë e informimit të qytetarëve mbi të drejtat e tyre, të garantuara nga Ligji për Mbrojtje të të Dhënave Personale.
Duke shpresuar se njohuritë dhe perspektivat e ndara do të ndihmojnë më tej kauzën Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen në këtë takim.
https://www.vudols.com