Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, sot u takua me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në ambientet e Kallxo.com, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellët ndërmjet autoriteteve të Sllovenisë dhe Kosovës.
Presidentja Musar ka ushtruar detyrën e Komisioneres për Informim dhe Privatësi në Slloveni, ku nën udhëheqjen e saj autoriteti slloven ka vendosur standarde të larta për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Me këtë rast, Presidentja njoftoi Komisioneren për udhëheqjen dhe angazhimin e saj në autoritetin slloven, ndërsa Komisionerja, Krenare Sogojeva-Dërmaku falënderoi dhe vlerësoi lartë angazhimin e saj në transformimin e autoritetit në Kosovë.
![](https://aip.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/07/436384175_820428310131437_1040128408446127132_n-300x200.jpg)