Në kuadër të këtij takimi, ndër të tjera u diskutua për obligimet ligjore të Komunave për garantimin e së drejtës për qasje në dokumente publike sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, si dhe për legjitimitetin e përpunimit të të dhënave personale në harmoni me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Po ashtu u theksua rëndësia e caktimit të Zyrtarit për Qasje në Dokumente Publike dhe Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e në veçanti për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zhvillimin dhe fuqizimin e rolit të këtyre dy zyrtarëve në kuadër të ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre në fushën e qasjes në dokumente publike përkatësisht në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.