Në kuadër të takimeve me udhëheqësit e Komunave, AIP ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Komunave, përkatësisht me Nënkryetarin e Komunës së Kllokotit, Hasan Zenelin, Kryetarin e Komunës së Parteshit, Dragan Petkoviç, Nënkryetarin e Komunës së Ranillugës, Arton Dubova dhe me Kryetarin e Komunës së Novobërdes, Sasha Miloshevic.
Agjencia vazhdon të mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me Komunat me qëllim të sigurimit të zbatimit të detyrimeve ligjore nga këto institucione për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.