Me moton “Tash edhe më Lehtë”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë me shoqërinë civile, gazetarë, si dhe mbështetësit e saj

Prishtinë, 28.09.2022

Me moton “Tash edhe më Lehtë”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë me shoqërinë civile, gazetarë, si dhe mbështetësit e saj
Këtë vit, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka filluar Javën e Aktiviteteve për të ngritur ndërgjegjësimin institucional në publikimin me vetiniciativë të dokumenteve publike, që përveç se është obligim ligjor për të rritur llogaridhënien, është edhe veprim përmes të cilit promovohet puna, përkushtimi dhe transparenca institucionale.
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, hapi punimet e konferencës duke theksuar se qasja më e lehtë në dokumente publike, e përmes saj edhe përfshirja e qytetarëve për vendimmarrjen në qeverisjen lokale e qendrore të institucioneve është një prej elementeve më të rëndësishme të një shoqërie të hapur dhe demokratike. Qasja proaktive, përveç që ngrit transparencën, rrit edhe kualitetin e shërbimeve dhe të vendimmarrjes, kështu duke e bërë institucionin përgjegjës për çdo aktivitet dhe veprim që ndërmerr, e në mënyre të veçantë rrit llogaridhënien në shpenzimin e parasë publike.
Panelistë të tjerë në këtë konferencë ishin edhe Zëvendës Avokatja e Popullit tek Institucioni i Avokatit të Popullit, z. Majlinda Sinani-Lulaj, Drejtori Ekzekutiv i Kosovo Law Institute, z. Ehat Miftaraj, dhe Gazetarja e KTV-së, znj. Saranda Ramaj.
Fjalë rasti mbajti Këshilltari Ligjor nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo, z. John Hanley, i cili përcjelli mesazhin se transparenca lejon dhe inkurajon publikun që të mbaj qeverinë përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e tyre. Ai falënderoi Agjencinë dhe Komisioneren në veçanti për dedikim drejt realizimit të së drejtë universal në informacion.
Më pas, u ftua edhe Ambasadorja e Kroacisë Veleposlanstvo Republike Hrvatske u Prištini, znj. Danijel Barisic, e cila shprehi mirënjohjen ndaj bashkëpunimit të deritanishëm me Agjencinë. Poashtu, theksoi rëndësinë e qasjes në dokumente publike dhe inkurajoi Agjencinë drejt marrjes së praktikave më të mira në këtë drejtim.
Me radhë ishte edhe Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, z. Bekë Berisha, i cili potencoi arritjet e Agjencisë në drejtim të qasjes në dokumente publike, si dhe mbrojtjes së të dhënave personale, duke theksuar se Komisioni do të përkrahë AIP-në drejt përmbushjes së qëllimeve të saj.
Diskutimi nga panelistët mbi sfidat në realizimin e të drejtës për Qasje në Dokumente Publike rezultoi në një interesim të shtuar nga pjesëmarrësit duke treguar raste specifike si dhe sugjerime nga ana e tyre. Për fund, Komisionerja foli mbi rëndësinë e publikimit me vetiniciativë të dokumenteve publike duke bërë thirrje tek të gjitha institucionet publike që ta respektojnë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.
Agjencia për Informim dhe Privatësi doli me konkluzionin që kjo konferencë të jetë vazhdim I bashkëpunimit edhe më të ngushtë me shoqërinë civile dhe gazetarët, duke organizuar aktivitete vetdijësuese në vazhdimësi.

#Transparencë #Llogaridhënie

Për të ndjekur konferencën me me shoqërinë civile dhe gazetarë:

https://www.vudols.com