Java e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

 

Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale me një takim informues me përfaqësues të bizneseve të regjistruara në Odën Ekonomike të Kosovës.
Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dermaku diskutoi rreth obligimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale nga bizneset private në sektorë të ndryshëm, përfshirë këtu gastronominë, kompanitë e sigurimit, zejtarinë dhe ndërtimtarinë. Në veçanti, u trajtuan çështje si caktimi dhe trajnimi i zyrtarit të mbrojtjes së të dhënave personale dhe hartimi i Politikave të Privatësisë dhe i një rregullores së brendshme që përcakton mënyrën e përpunimit të të dhënave të qytetarëve nga këto biznese.
Pjesëmarrësit shfaqën problemet dhe sfidat e tyre gjatë realizimit të kritereve ligjore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, për të cilat Komisionerja i inkurajoi ata që të bëhen më kërkues ndaj të drejtave të tyre, në mënyrë që bashkërisht të krijojmë standarde dhe praktika më të mira për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.
https://www.vudols.com