NJOFTIM

Agjencia për Informim dhe Privatësi, bën thirrje tek të gjithë institucionet publike dhe private në cilësinë e kontrolluesve dhe përpunuesve të cilët përpunojnë të dhëna personale, të ndërmarrin të gjitha masa teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm, ashtu siç parashihet në nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sipas rasteve, kontrolluesit duhet të kujdesen duke përfshirë:
• Pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale;
• Aftësinë për të siguruar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në vazhdim të sistemeve dhe shërbimeve të përpunimit;
• Aftësinë për të rivendosur disponueshmërinë dhe qasjen në të dhënat personale në kohën e duhur, në rastin e një incidenti fizik ose teknik;
• Një proces të testimit, vlerësimit të rregullt të efektivitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimi.
Për ta vlerësuar nivelin e përshtatshëm të sigurisë Kontrolluesit dhe Përpunuesit e të dhënave personale duhet të kenë parasysh veçanërisht rreziqet që paraqiten nga përpunimi, asgjësimi, humbja, ndryshimi aksidental ose i paligjshëm, deklarimi i paautorizuar ose qasja në të dhënat personale të transmetuara, ruajtura ose përpunuara ndryshe.
Agjencia rekomandon që kontrolluesit të cilët kanë aplikuar masat e sigurisë, të bëjnë një proces testimi dhe vlerësimi të rregullt të të gjitha masave, duke përfshirë edhe testimin e kopjeve rezervë (backup) të sistemeve të tyre, si dhe të ngrisin nivelin e menaxhimit të incidenteve të sigurisë me implikime për nivelin e sigurimit të të dhënave personale.
Agjencia për Informim dhe Privatësi rekomandon qytatarët që gjatë përdorimit të pajisjeve të tekologjisë informative të kujdesen që:

• Të sigurojnë sistemet kompjuterike me antivirus – rekomandohet që sistemin operativ ta mbani rregullisht të azhurnuar me përditësimet e fundit, po ashtu patjetër të keni të instaluar AntiVirus dhe atë ta mbani rregullisht të azhurnuar;
• Të mos japin të dhënat e tyre personale në web- faqet të cilat nuk ofrojnë siguri;
• Të mos hapen e-mail të dyshimtë apo që nuk iu dihet dërguesi;
• Mos dërgoni/ pranoni informatat tuaja personale, në veçanti emrin e përdoruesit, fjalëkalimin dhe informatat e kredit kartelës përmes e-mailit, mesazheve të mediave sociale apo mënyrave të pasigurta.

Nëse ndonjë Kontrollues apo Përpunues i të dhënave vëren se ka pasur shkelje të të dhënave personale ( Data Breach) ata duhet që të ndjekin dhe zbatojnë masat dhe veprimet e përcaktuara në nenin 33 dhe 34 të Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

https://www.vudols.com