AIP dhe KPM konfirmojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtjen e të dhënave personale në media

🤝AIP dhe KPM konfirmojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtjen e të dhënave personale në media

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e të dhënave personale në media ishte në fokus të takimit ndërmjet Komisioneres për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, dhe Kryetarit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Besnik Berisha.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet AIP-së dhe KPM-së me qëllim avancimin e standardeve profesionale dhe ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë raportimit medial, duke ruajtur dhe respektuar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe të drejtës për liri të shprehjes dhe informimit të publikut.

Në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale në media dhe respektimit të kërkesave ligjore, bashkëpunimi ndërinstitucional do të fokusohet në ndërgjegjësimin dhe informimin e mediave për detyrimet dhe standardet në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Gjithashtu, bashkëpunimi do të përfshijë publikimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërinstitucionale, me synim rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve në funksion të zbatimit të standardeve ligjore dhe profesionale dhe garantimit të të drejtave të qytetarëve.

———————— AIP i KPM potvrdili međuinstitucionalnu saradnju u oblasti zaštite ličnih podataka u medijima

Jačanje međuinstitucionalne saradnje u oblasti zaštite ličnih podataka u medijima bilo je u fokusu sastanka između Komesarke za informisanje i privatnost, Krenare Sogojeva-Dermaku, i predsednika Odbora Nezavisne komisije za medije (NKM), Besnika Berishe.

Tokom sastanka istaknut je značaj saradnje između Agencije za informisanje i privatnost (AIP) i NKM-a, sa ciljem unapređenja profesionalnih i pravnih standarda za zaštitu ličnih podataka tokom medijskog izveštavanja, uz istovremeno očuvanje ravnoteže između zaštite ličnih podataka građana i prava na slobodu izražavanja i informisanja javnosti.

U okviru zaštite ličnih podataka u medijima i poštovanja zakonskih zahteva, međuinstitucionalna saradnja biće usmerena na podizanje svesti i informisanje medija o obavezama i standardima u oblasti zaštite ličnih podataka.

Saradnja će takođe obuhvatiti objavljivanje i distribuciju vodiča za zaštitu ličnih podataka u medijima, kao i organizovanje zajedničkih međuinstitucionalnih aktivnosti, sa ciljem unapređenja kapaciteta i obezbeđivanja zaštite ličnih podataka građana.

AIP i NKM potvrdili su svoju posvećenost nastavku saradnje u ovoj oblasti, u cilju sprovođenja zakonskih i profesionalnih standarda i zaštite prava građana.

————————-

AIP and IMC Confirm Inter-Institutional Cooperation on the Protection of Personal Data in the Media Strengthening inter-institutional cooperation on the protection of personal data in the media was the focus of a meeting between the Commissioner for Information and Privacy, Krenare Sogojeva-Dermaku, and the Chair of the Board of the Independent Media Commission (IMC), Besnik Berisha.

During the meeting, the importance of cooperation between the Information and Privacy Agency (AIP) and the IMC was emphasized, with the aim of advancing professional and legal standards for the protection of personal data in media reporting, while maintaining a balance between the protection of citizens’ personal data and the right to freedom of expression and public information.

Within the framework of protecting personal data in the media and complying with legal requirements, inter-institutional cooperation will focus on raising awareness and informing media outlets about their obligations and standards in the field of personal data protection.

The cooperation will also include the publication and distribution of guidelines on the protection of personal data in the media, as well as the organization of joint inter-institutional activities, with the aim of strengthening capacities and ensuring the protection of citizens’ personal data.

The AIP and IMC reaffirmed their commitment to continuing cooperation in this area, with the aim of implementing legal and professional standards and safeguarding citizens’ rights.

Postimi origjinal në Facebook