AIP forcon transparencën në bashkëpunim me institucionet- Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)

AIP forcon transparencën në bashkëpunim me institucionet- Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)

Në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership – OGP), Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka mbajtur takim me institucionet partnere, me fokus në forcimin e transparencës publike përmes publikimit pro aktiv të informacionit.

Gjatë takimit u diskutuan veprimet konkrete dhe përgjegjësitë e institucioneve partnere për realizimin e zotimit “Forcimi i Transparencës Publike përmes Publikimit Proaktiv të Informacionit”. Ky zotim synon përmirësimin dhe standardizimin e publikimit pro aktiv të dokumenteve dhe informatave publike, duke u mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë, të drejtpërdrejtë dhe në kohë, në informacionet mbi aktivitetet e institucioneve publike.

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies përmes publikimit pro aktiv të informacionit do të realizohet në partneritet me pesë institucione publike të përzgjedhura si institucione pilot: Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Komunën e Kamenicës, Komunën e Lipjanit dhe Komunën e Drenasit.

Përfaqësuesit e institucioneve partnere shprehën përkushtimin e tyre për rritjen e transparencës dhe forcimin e llogaridhënies publike, në zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit.

Në takimin me institucionet partnere u diskutuan hapat konkretë për zbatimin e zotimit, përfshirë: 🔹Përcaktimin e përgjegjësive të institucioneve partnere në zbatimin e projektit; 🔹Identifikimin dhe hartimin e listës së dokumenteve që prodhohen, mbahen dhe ruhen nga institucionet partnere; 🔹Organizimin e punëtorisë me institucionet partnere, me fokus në publikimin pro aktiv të dokumenteve publike; 🔹Përgatitjen e Udhëzuesit për Publikimin Pro aktiv të Informacionit, i cili do të shërbejë si instrument praktik për institucionet publike.

Agjencia për Informim dhe Privatësi shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Këshillit të Evropës, përmes projektit “Forcimi i qeverisjes shumë-nivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, dhe falënderon institucionet partnere –Ministria e Kulturës dhe Turizmit Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare, Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare dhe Komuna e Drenasit -për angazhimin dhe bashkëpunimin në realizimin e objektivave të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.

Postimi origjinal në Facebook