Me ftesë të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së (OSCE-ODIHR), Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Lumnije Demi, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale me temën: “Mbrojtja e Integritetit Zgjedhor”, që u organizua në Varshavë, Poloni.

Gjatë preznatimit të saj në këtë konferencë, znj. Demi prezantoi angazhimet dhe rolin e AIP-së në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e integritetit zgjedhor në Kosovë. Ajo prezantoi bashkëpunimin e AIP-së me organizatat jo-qeveritare, mediat dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si faktorë kryesor për garantimin e tranperencës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

https://www.vudols.com