Prishtinë, 26.09.2022
Agjencia për Informim dhe Privatësi fillon Javën e Informimit me moton “Tash edhe më lehtë” Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Informimit, e cila shënohet me 28 shtator, fillon Javën e Informimit me moton “Tash edhe më lehtë”.
Kjo javë filloj me Konferencën e parë të mbajtur sot me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, që kishte për qëllim ndërgjegjësimin e autoriteteve komunale për rëndësinë e publikimit me vetiniciativë të dokumenteve publike.
Punimet e konferencës i hapi Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, e cila si pjesë e panelit, ndër të tjerash theksoi se publikimi me vetiniciativë i dokumenteve publike ndikon në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve komunale dhe mundëson realizimin e së drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar.
Panelistë të tjerë në këtë konferencë ishin edhe Drejtori Ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, Drejtoresha e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese BIRN, znj. Jeta Xharra.
Ndërsa me një fjalë rasti mbajti edhe zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së, z. Kilian Wahl, i cili në veçanti theksoj rëndësinë dhe të drejtën e qasjes në dokumente publike, dhe falënderoi Komisioneren për punën e Agjencisë në drejtim të realizimit të kësaj së drejte.
Raporti statistikor i ankesave ndaj Komunave në AIP, nxiti një debat konstruktiv të panelistëve dhe pjesëmarrësve. Ndikimi I reformave të bëra në komuna kanë siguruar që kryetarët e komunave janë bërë më të afërt me qytetarët, si dhe në krahasim me vitet e kaluara, webfaqet e Komunave janë bërë më të qasshme, theksoj Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave. Ndërsa, znj. Xharra u pajtua se ka progres në komuna për sa I përket ofrimit të qasjes në dokumente publike në nivelin komunal, por që theksoj se ka ende punë për të arritur standarde evropiane dhe njëkohësisht bëri thirrje tek asociacioni i komunave dhe tek të gjithë kryetarët e komunave që dokumentet publike të publikohen me vetiniciativë, në mënyrë që të jetësohet e drejta e qytetarëve për qasje në dokumente publike.
Vlen të theksohet se nga diskutimi i hapur me Kryetarët e Komunave, Nënkryetarët, dhe përfaqësuesit e tjerë komunal u shfaq interesim i shtuar duke treguar punën e tyre drejtë realizimit të kësaj të drejte, si dhe sfidat që kanë në këtë drejtim.
Konferenca u mbyll me këto konkluzione:
· Kjo konferencë të shërbejë si pikënisje bashkëpunimi mes AIP-së dhe Komunave të Republikës së Kosovës;
· Të organizohen trajnime për zyrtarët për qasje në dokumente publike pranë komunave dhe
· Të i kushtohet rëndësi publikimit me vetiniciativë të dokumenteve publike.
*Agjencia për Informim dhe Privatësi falënderon OSCE Mission in Kosovo për bashkëpunimin dhe përkrahjen në organizimin e kësaj Konference.
Për të ndjekur konferencën me Kryetarë të Komunave: