122 - Mbrojtja E Te Dhenave | Template Website
Mbrojtja e të dhenave

Veprimet e AIP

 

Agjencia për Informim dhe Privatësi në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe pa cenuar detyrat e tjera të përcaktuara sipas këtij ligji, Agjencia ka detyra dhe përgjegjësi si: mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji; të jep këshilla organeve publike dhe private për çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave; të informon publikun për çështjet dhe zhvillimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave; promovon dhe përkrahë të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale; vendosë lidhur me ankesat e subjektit të të dhënave; këshillon Parlamentin, Qeverinë, institucionet dhe organet e tjera të brendshme mbi masat legjislative dhe administrative në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave fzikë për sa i takon përpunimit të të dhënave; kryen inspektime lidhur me zbatimin e këtij ligji; sipas rastit, kryen një rishikim periodik të certifkimeve të dhëna në pajtim me nenin 43 të këtij ligji dhe mund të tërheqë certifkimin, në rast se nuk plotësohen kriteret e certifkimit; me vetiniciativë ose me kërkesë, jep opinione për institucionet publike dhe organet tjera, si dhe publikon për çdo çështje lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.