435 - Lajmi Single | Template Website
Takim Ndërveprues me Zyrtarë Publikë për Zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike

05/05/2020

Zyrtarëve përgjegjës për qasje në dokumente publike u ofruan këshilla praktike nga zyrtarë të AIP dhe ZKM lidhur me zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike

Prishtinë, 11 shkurt 2020

Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit në bashkërendim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe me mbështetjen nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) zhvilluan ciklin e parë të takimeve informuese për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

Udhëheqës i panelit dhe ligjerues në këtë takim ishte z. Jeton Arifi, Udhëheqës i Shtyllës për Qasje në Dokumente Publike brenda Agjencisë për Informim dhe Privatësi, i cili shpalosi risitë që ka sjellë ligji i ri që mbulon këtë fushë, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e të pranishëmve që përfaqësonin institucionet publike.

Pjesë e panelit ishte edhe z. Ismet Cakiqi, Koordinator i Zyrës për Informim në ZKM, i cili, në fjalën e tij hyrëse, ndër të tjera, theksoi se zvarritja e zgjedhjes së Komisionerit për Informim ka rezultuar në vonesa për miratimin e akteve nënligjore të ligjit përkatës.

Në përfundim të këtij takimi, si kërkesë tejet me rëndësi e shprehur nga vet zyrtarët për qasje në dokumente ishte që takime të tilla informuese të organizohen edhe për zyrtarët kryesorë administrativë, që sipas këtij ligji kanë përgjegjësinë e vendimarrjes gjatë trajtimit të kërkesave të publikut për qasje në dokumente publike.

Duke i falenderuar për pjesëmarrjen e tyre, z. Arifi përkujtoi zyrtarët se puna dhe përkushtimi serioz i tyre në trajtimin dinjitoz e të përgjegjshëm i kërkesave për qasje do të ndikojë në ngritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve publike.

}