312 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Harton Udhëzues për Sistemet e Vëzhgimit me Kamerë

19/03/2020

Pejë, 11 qershor 2015

Në saje të një bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organizoi një punëtori tri ditore në Pejë, në të cilën, pjesëmarrësit prodhuan një udhëzues për sistemet e vëzhgimit me kamerë.
Përveç pjesëmarrësve të Agjencisë, për hartimin e këtij udhëzuesi, kontribut dhanë edhe përfaqësues të MASHT dhe Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë.
Udhëzuesi ishte ide e lancuar qysh në fushatën e vitit të kaluar me shkollat e mesme, e cila ishte nxjerrë si konkluzion i të gjeturave të ekipit të Agjencisë se vëzhgimi me kamerë po aplikohej pa kritere.
Ky udhëzues adreson nevojat e sigurisë së institucioneve arsimore, duke respektuar dhe ruajtur privatësinë individuale, i cili do të aplikohet nga i tërë personeli i institucioneve arsimore në përdorimin e kamerave të sigurisë dhe në sistemet e monitorimit e video inçizimit të tyre.
Përmes  përcaktimit të këtyre kritereve rregullohet çështja e përdorimit të sistemit të kamerave që shfrytëzohen për vëzhgimin dhe inçizimin e hapësirave të institucioneve arsimore për qëllime sigurie.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Agjencia do të bëjë publikimin dhe shpërndarjen e këtij udhëzuesi në të gjitha institucionet arsimore të të gjitha niveleve brenda vendit.
Vlenë të theksohet se ky publikim plotëson një boshllëk në aplikimin e vëzhgimit me kamera në sektorin e arsimit, zbatimi i të cilit do të bëjë që institucionet arsimore të ofrojnë mbrojtjen e pronës dhe të ofrojnë siguri personale bazuar në kriteret ligjore, duke mos e shkelur privatësinë e individit, si e drejtë e garantuar me ligj.
Departamenti për Demokratizim i OSBE-së mbështeti financiarisht punëtorinë e lartpërmendur.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}