295 - Lajmi Single | Template Website
Përmbyllet Cikli i Trajnimeve Sektoriale

19/03/2020

Agjencia, në bashkëpunim me projektin e BE-së ‘Mbështetje për Institucionet e Kosovës në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale’, përmbylli ditën e tretë të këtij cikli. Trajnimi u organizua me përfaqësues të departamenteve ligjore nga institucionet shtetërore.

Ligjeruese në këtë trajnim ishte ish zëvendëskomisionerja e autoritetit slloven, znj.Rossana Lemut-Strle, në cilësinë e ekspertes së angazhuar nga Projekti i IPA-së.
Ndër të tjera, në këtë trajnim u tha se mbrojtja e të dhënave personale është një sfidë e re në Kosovë, me të cilën, Agjencia, në forma të ndryshme po mundohet që të bëjë vetëdijesimin e qytetarëve përmes organizimeve të këtij lloji. Duke përzgjedhur sektorë të veçantë, që në një mënyrë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me përpunim, ruajtje apo edhe publikim të të dhënave personale, nuk do mund të anashkaloheshin zyrtarët ligjorë të institucioneve shtetërore, të cilët janë pika kryesore që duhen zbatuar dispozitat ligjore të legjislacionit vendor.

}