294 - Lajmi Single | Template Website
Helen Larsson e Komisionit Evropian Vizitoi Agjencinë

19/03/2020

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Jashari, të martën, priti në një takim njoftues përfaqësuesen nga Komisioni Evropian znj. Helen Larsson

Në këtë takim u bisedua mbi funksionin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si institucion i vetëm i mandatuar për çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale.
Z. Jashari, i shoqëruar nga zëvendësi i tij z. Bekim Demiri, si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm z. Bujar Sadiku, bëri një prezantim të shkurtër për punën e Agjencisë përgjatë katër viteve të funksionimit të saj, me theks të veçantë rreth punës që është bërë në sensibilizimin e vazhdueshëm  të qytetarëve, përmes aktiviteteve të ndryshme në çështjen e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.
Znj. Larsson bëri disa pyetje rreth gjendjes në të cilën gjendet institucioni ynë, pastaj lidhur me legjislacionin, si dhe se çfarë ka bërë Agjencia në motivimin stafit të saj, çështje e cila drejtpërdrejt do ndikonte në rezultatet të punës dhe sukseset e përgjithshme të vet institucionit. 
Në fund të takimit z. Jashari falënderoi znj. Larsson për vizitën e saj, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë mes këtyre dy institucioneve.
‘Me shpresë se do të takohemi në janar, në ditën ndërkombëtare të privatësisë, për tani ju uroj suksese në punën tuaj, si dhe do t’ju sugjeroja që Agjencia mos të ketë ngecje në zhvillimet-ngritjet e saj nga ndikimet që mund të ketë, qofshin ato politike apo edhe ndikimet e tjera të dorës së dytë’, tha ndër të tjera znj. Larsson.

}