290 - Lajmi Single | Template Website
Trajnim mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale me Prokurorët e Shtetit

18/03/2020

Prishtinë, 01.12.2015

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me mbështetje nga OSBE, organizoi trajnim me prokurorë të shtetit, si dhe me zyrtarë nga organet e prokurorisë.
Në një fjali përshëndetëse, z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, hapi këtë takim, duke i falënderuar të pranishmit për interesimin e tyre në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Përfaqësuesi nga OSBE, z. Peter Welling, mes tjerash, theksoi se qasja në të dhënat publike dhe pa mbrojtjen e tyre mund të shkaktojë pasoja të përgjithshme,  sidomos në jetën personale të individëve. Mes tjerash, z. Welling përmendi se i vetmja fushë për të cilën prokuroria ka treguar interes të veçantë është mbrojtja e të dhënave personale. Sipas tij, e gjithë kjo duke iu falënderuar Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila po bënë përpjekje të vazhdueshme që të zgjerojë ndikimin e saj në të gjitha fushat, në institucionet publike dhe atyre private.
Ligjërues i këtij trajnimi ishte Mbikëqyrësi Shtetëror z. Mentor Hoxhaj, i cili, para të pranishëmve prezentoi Agjencinë si institucion të mandatar nga Kuvendi i Kosovës ekskluzivisht në mbrojtjen e të dhënave personale, duke u përqendruar në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale në Republikën e Kosovës.
Në një fjali përshëndetëse, z. Ruzhdi Jashari Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, të pranishmit i falënderoi për interesimin e tyre në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

}