Kosova Nënshkruan dy Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
18/03/2020
Budapest, 26 maj 2016
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtare, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sot nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me autoritetin homolog italian, ndërsa ditën e nesërme do të nënshkruaje një tjetër memorandum të të njëjtit karakter me autoritetin homolog të Hungarisë. Të ftuar nga Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e Të Dhënave dhe Lirisë së Informacionit i Hungarisë, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrësi Shtetëror z. Bekim Demiri dhe Drejtori për Marrëdhënie Ndërkombëtare z. Jeton Arifi, po marrin pjesë në punimet e Konferencës Pranverore te Autoriteteve Homologe Evropiane, e cila, ketë vit po mbahet ne Budapest të Hungarisë. Titullari i Agjencisë, z. Jashari, bashkë me homologun e tij italian, z. Antonello Soro, gjatë punimeve të kësaj konference, nënshkruan solemnisht një memorandum bashkëpunimi, sipas të cilit, dy autoritetet nënshkruese do të fillojnë shkëmbimin e ekspertëve, ndarjen e informacionit, ndarjen e praktikave më të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave, shtrirjen e bashkëpunimit në organizimin e projekteve të përbashkëta me interes për të dy institucionet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Këto dy marrëveshje shënojnë edhe një hap më tej në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare më praktike në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.