503 - Lajmi Single | Template Website
Sfidat e Garantimit të Privatësisë në Kohë Pandemie

27/01/2021

Sfidat e Garantimit të Privatësisë në Kohë Pandemie

Shkruan: Jeton Xh. ARIFI

Në kuadër të këtij shkrimi, i cili po publikohet me rastin e shënjimit të Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë (28 Janarit), në vend të një diskursi promovues rreth kësaj të drejte, siç kam shkruar, pothuajse çdo fund janari, këto ditë, kur edhe bora e natyrshme për këtë stinë nuk është e qëndrueshme, do të mundohem të paraqes gjendjen aktuale të respektimit të kësaj të drejte dhe sfidat e autoritetit përkatës gjatë gjysmës së parë të këtij viti, të karakterizuar me një sfidë të paprecedente në të gjitha fushat, por edhe në segmentin e privatësisë. 

Gjatë periudhës nëntëvjeçare, që nga themelimi i autoritetit që kujdeset për respektimin e privatësisë së qytetarëve nga kontrolluesit e të dhënave personale nga sektori publik e privat, gjendja aktuale lë të kuptohet se duhet ende shumë punë për t’u bërë për krijimin e një besimi të qëndrueshëm nga qytetarët në mënyrë që të dhënat e tyre të konsiderohen të sigurta.

Qëllimi i këtij shkrimi shkon përtej një vlerësimi sipërfaqësor të nivelit të jetësimit të kësaj të drejte themelore të qytetarit. Për më tepër, thelbi i tij përqendrohet te nxjerrja në pah e sfidave ekzistuese dhe atyre që mund të vazhdojnë të paraqiten në garantimin e privatësisë së secilit prej nesh nën mbretërimin e Virusit ‘Covid 19’ në hapësirë gjeografike dhe psikologjike të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Pavarësisht ekzistimit të një autoritetit të pavarur, të mandatuar për të mbikëqyrur zbatimin e kësaj të drejte në sektorin publik e privat, jetësimi i saj përbën mision të përhershëm të këtij autoriteti, i cili në vendin tonë është Agjencia për Informim dhe Privatësi, e cila po i nënshtrohet sfidave, të cilat, jogjithherë gjenerohen nga pakujdesia njerëzore.

Sidoqoftë, fati që i ka paraprirë këtij autoriteti, kryesisht i ndikuar nga rrethanat politike jostabile, e ka bërë këtë Agjenci që të mos u shërbejë qytetarëve me kapacitet të plotë, ashtu siç do të priste çdo qytetar, të cilit nuk i pëlqen të bezdiset nga SMS-të e padëshiruara të marketingut të drejtpërdrejtë, pastaj që faturat e shërbimeve publike të mos i lihen para derës së banesës të pazarfuara, që kamera e instaluar në ballkonin e fqinjit të mos ketë fushëpamje kah dritarja e banjos së tij, e që zyrtarë publikë të institucioneve të ndryshme të mos i konsiderojnë të dhënat personale të qytetarëve vetëm si ‘objekt pune’, por si pronë të qytetarëve, ndaj të cilave kanë obligim të marrin masa të mjaftueshme të sigurisë sa për të mos rënë në duar të palëve të treta, dhe jo vetëm.

Qytetarit, në cilësinë e taksapaguesit, nuk i intereson se me çfarë sfidash është përballur ky autoritet pesë viteve të fundit. Ai ka pritje të arsyeshme që të jetësojë të drejtën e vet për t’u ankuar dhe me ndikimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ta ndjejë që privatësia e tij po respektohet dhe si e tillë të jetë e garantuar.

Mungesa e kujdesit dhe seriozitetit të shprehur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ndaj këtij institucioni, ka ndikuar që njerëzit ta humbin besimin në paprekshmërinë e jetës së tyre private. Kjo dukuri është paraqitur nga mospërfillja e treguar në vazhdimësi nga të zgjedhurit e qytetarëve në ulëset e Kuvendit ndaj kësaj agjencie të pavarur, e cila është adresa e vetme ku qytetarët trokasin sa herë që kanë arsye të besojnë apo edhe arrijnë ta dëshmojnë që privatësia e tyre është shndërruar në monedhë këmbimi të bizneseve të pambikëqyrura, për sa i përket përpunimit të të dhënave personale.  

Veç këtyre, pjesë e sfidave serioze për Agjencinë për Infromim dhe Privatësi vazhdon të jetë numri i kufizuar i burimeve njerëzore profesionale, si garancë për krijimin e besimit të palëkundshëm të qytetarëve që privatësia e tyre është e garantuar.

Sfida e fundit që e përmenda, nuk tejkalohet deri atëherë kur parlamentarët të tejkalojnë interesat e tyre private dhe t’i japin përparësi meritokracisë gjatë përzgjedhjes së titullarit të kësaj agjencie, i cili po i mungon tash e pesë vite.

Vetëm një udhëheqje e depolitizuar e këtij autoriteti do të mund të i bënte ballë sfidave serioze në këtë periudhe pandemie dhe do të mund të kthente besimin e qëndrueshëm të qytetarëve në këtë autoritet të rëndësisë së veçantë për periudha afatgjata.

Deri atëherë, uroj që të zgjedhurit nga vota e secilit prej nesh, të mos e ndjejnë në lëkurën e tyre gjendjen shpirtërore të privatësisë së shkelur, pas së cilës, do të ishte i kotë përkushtimi për ta fuqizuar këtë autoritet, sepse pas asaj gjendjeje, ata nuk do të kishin më jetë publike!

(Autori është Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Informim dhe Privatësi)

}