46 - Lajmi Single | Template Website
NJOFTIM PËR MEDIUME
NJOFTIM PËR MEDIUME

05/12/2019

Prishtinë, 05 dhjetor 2019
Agjencia për Informim dhe Privatësi organizoi tryezë informuese me të gjithë zyrtarët për qasje në dokumente publike të sektorit publik, me qëllim të shpalosjes së dispozitave të reja të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike (06/L-081) të hyrë në fuqi në korrik të këtij viti.
 
Folës të këtij takimi të karakterit informues ishin zyrtarë të lartë të Agjencisë, ndërsa të ftuar në ambientet e amfiteatrit në Ministrinë e Administratës Publike, ishin zyrtarët e rrjetit ekzistues për zbatimin e të drejtës për qasje në dokumente publike të akredituar nëpër të gjitha institucionet e ndërmarrjet publike, përfshirë edhe komunat.
 
Hapjen e këtij takimi ndërveprues e bëri z. Bujar Sadiku, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Shpalosjen dhe interpretimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike [06/L-081], para të pranishëmve e bëri z. Jeton Arifi, Drejtor në Agjenci, ndërsa lidhur me rolin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit dhe në fuqizimin e pozitës së zyrtares/it për qasje në dokumente publike, e bëri z. Valon Kryeziu, gjithashtu Drejtor në Agjenci.
 
Takimi u karakterizua me shumë interaktivitet nga të pranishmit që përfaqësonin institucionet publike në cilësinë e zyrtares/it për qasje në dokumente publike, pyetjeve të të cilëve iu përgjigjën dy drejtorët panelistë të këtij takimi ndërveprues.
Vlenë të theksohet se, tash e tutje, autoriteti i mandatuar për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, si instancë e dytë për shqyrtimin e ankesave është Agjencia për Informim dhe Privatësi, së cilës, mes tjerash, i është dhënë mundësia ligjore e shqiptimit të gjobave, si mekanizëm ndëshkues për institucionet publike që nuk përfillin kërkesat e ligjshme të qytetarëve për të pasur qasje në dokumentet publike.

}