434 - Lajmi Single | Template Website
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror takon Ministren për Integrime Europiane Vlora Çitaku

20/03/2020

Në funksion të implementimit dhe përmbushjes së obligimeve të cilat dalin nga Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Kosovën, sot në selinë e Ministrisë për Integrim  Europian, z.Ruzhdi Jashari ka takuar Ministren për Integrim Europian, zj.Vlora Çitaku.

Temë e takimit ndërmjet akterëve ishte edhe mbështetja që kjo ministri do t’i ofrojë Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në implementimin e dispozitave të cilat dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,duke realizuar kështu njërin ndër kushtet themelore për liberalizim të vizave,  siguri dhe mbrojtje adekuate të të dhënave personale, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të gjitha këto parakushte që duhet t’i  plotësoj Kosova drejt rrugës për integrim në strukturat e Bashkimit Evropian.

Në vazhdimësi të takimit z.Jashari njoftoi Ministren Çitaku me punën që po bënë kjo agjenci, hapat e konsolidimit si dhe angazhimin direkt në përmbushjen e detyrimeve ligjore të cilat derivojnë nga ligji në aspektin e mbrojtjes dhe ruajtjes së të dhënave personale.

Në takim u diskutuan edhe aspekte tjera të operacionalizimit të punëve të agjencisë dhe të dy udhëheqësit shtetërorë u pajtuan që në vjeshtën e këtij viti bashkërisht do të organizojnë një konferencë me karakter ndërkombëtar në sferën e mbrojtjes së të dhënave personale.

}