Përkohësisht ndalohen vëzhgimet me kamera të ansamblit ‘Shota’
20/03/2020
Lidhur me shqetësimet e mediumeve elektronike dhe të shkruara të datës 25 dhe 26 mars 2012 rreth keqpërdorimit të supozuar në fushën e videoinçizimit, në hapësirat e ansamblit “Shota”, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale menjëherë, në mëngjesin e datës 26.03.2012, ka dalur në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar të gjithë aktorët relavantë dhe ka inspektuar dhe kontrolluar hapësirat e punës për të cilat është ngritur shqetësimi rreth videoinçizimit.
Agjencia, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur që:
1. Ansambli “Shota” të ndalojë përkohësisht vëzhgimet me kamerë;
2. Të largohen menjëherë kamerat e vendosura në hapësirat e brendshme të objektit të ansamblit “Shota”;
3. Vëzhgimi me kamerë mund të fillojë vetëm pas plotësimit të dispozitave ligjore të parapara me nenet 62 dhe 64 të Ligjit për 03/L-172.
Ky vendim është në fuqi që nga dita e sotit, 27.03.2012.