Konferencë për të Dhënat Personale
20/03/2020
Prishtinë, 12/07/2012 - Oda Ekonomike Amerikane ka organizuar konferencë për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili u mbajt në hotel ‘Nartel’. Me një fjalë hyrëse, të pranishëmve iu drejtua Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane z. Arian Zeka.
Çështjen e mbrojtjes së të dhënave nga këndvështrimi i bizneseve e prezantoi Sekretari i Përgjithshëm i Zgjidhjeve Alternative të Kontesteve OEAK, z. Ardi Shita, i cili bëri një prezantim lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, me ç’rast i informoi të pranishmit me natyrën e të dhënave personale, ruajtjen e tyre dhe përgjegjësitë që i ka komuniteti i biznesit lidhur me to.
Z. Bekim Demiri, Mbikëqyrës Shtetëror nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, bëri një prezantim lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë, legjitimitetin e përpunimit të të dhënave personale, format e përpunimit të të dhënave personale si dhe për mënyrën e caktimit dhe detyrat e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale nëpër organet publike dhe private.
Gjithashtu, pati edhe një diskutim të hapur me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ku u vu re një interesim i madh nga të pranishmit për sa i përket kohës së ruajtjes së të dhënave, rastet e humbjeve apo dëmtimeve të të dhënave gjatë përpunimit, etj. Një interesim i veçantë është shprehur për mundësinë e kërkimit të referencave nga punëdhënësit e mëparshëm për individët të cilët aplikojnë për punë nëpër institucionet e tyre.
Konkluzion i përgjithshëm nga ana e organizatorëve dhe përfaqësuesit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte se interesimi ishte shumë i madh, andaj të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

}