Opinion lidhur me qasjen dhe publikimin e faturave të shpenzimeve të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave
20/03/2020
Për: z. Sami Kurteshi, Avokat i Popullit
I nderuar z. Kurteshi,
Në përgjigje të shkresës suaj, të cilën e kam pranuar, është kërkuar nga ana juaj një vlerësim i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në lidhje me atë nëse qasja në faturat e shpenzimeve prekë të dhënat personale të ndjeshme dhe privatësinë e Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrave dhe se a mund të publikohen faturat e shpenzimeve të kësaj natyre.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në tekstin e mëtejshëm: Agjencia) ka pranuar një kërkesë nga Avokati i Popullit, për të vlerësuar nëse qasja në faturat e shpenzimeve zyrtarët e lartë shtetërorë prekë të dhëna personale të ndjeshme dhe privatësinë e Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave (në tekstin e mëtejshëm: zyrtarët e lartë shtetërorë), dhe se a mund të publikohen faturat e shpenzimeve të kësaj natyre.
Në Republikën e Kosovës e Drejta e Privatësisë është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare që janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Republikën e Kosovës, Ligjin Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe me dispozitat e neneve 168,169,170,171 dhe 189 të Kodit Penal të Kosovës.
Kjo e drejtë, e garantuar me nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përfshin respektimin e jetës private dhe familjare, pacenueshmërinë e banesës, fshehtësinë e korrespodencës, telefonisë dhe komunikimeve të tjera, dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj, gjithashtu ka zbatim të drejtpërdrejtë në pajtim me nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës garanton që secili person gëzon të drejtën e qasjes në dokumente publike por kufizon qasjen në dokumentet të cilat do të shkelnin privatësinë. Një kufizim i tille precizohet edhe në Ligjin për Qasjen në Dokumente Publike në nenin 12 (1.6), ku si përjashtim i të drejtës në qasjen e dokumenteve përfshihet privatësia dhe interesat e tjera legjitime private.
Opinioni i Agjencisë është se faturat përmbajnë të dhëna të cilat sipas nenit 2 të Ligjit 03/L- 172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale janë të dhëna personale. Këto të dhëna lidhen me mënyrën e jetesës së zyrtarëve të lartë shtetëror, dhe mund të identifikohen përmes këtyre të dhënave. Zyrtarët e lartë shtetërorë janë fokus i këtyre të dhënave, dhe zbulimi i faturave ndikon drejtpërdrejt në privatësinë e tyre, kapacitetin e tyre personal ashtu edhe profesional. Publikimi i faturave, për shkak të ndjeshmërisë së informacionit të cilët përmbajnë do të shkelë privatësinë e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Zbulimi i këtyre të dhënave do të ishte në kundërshtim me nenin 36 dhe 41 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 12 (1.6) të Ligjit 03/L-215 për Qasjen në Dokumente Zyrtare, me nenin 3 (1), nenin 5 (1.1), nenin 7 (1), nenin 9(2) dhe neni 10 (2) të Ligjit 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Agjencia pranon se ka interes të ligjshëm që të bëhen publike informatat në lidhje me përdorimin e parave publike nga zyrtarët e lartë shtetërorë. Por, interesi për publikimin e këtyre të dhënave duhet të jetë i balancuar kundruall mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale. Ngase faturat mund të përmbajnë të dhëna personale të ndjeshme, si dhe të dhëna të personave të tretë.
E dhënë personale është çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është personi i cili mund të identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në veçanti në bazë të një numri të identifikimit ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik, psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror.
Të dhënat të cilat mund të bëjnë të mundur identifikimin e personit mund të jenë;
-
Të dhëna për të;
-
Të dhëna në lidhje me të;
-
Të dhëna të rëndësishme për të;
-
Të dhëna të cilat e kanë si fokus atë;
-
Të dhëna të cilat mund të kenë çfarëdo ndikimi në lidhje me të.
Faturat përmbajnë të dhëna personale të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të dhëna të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ta. Gjithashtu, këto të dhëna mund të jenë mjaft të rëndësishme për ta, ngase kanë si fokus mënyrën e jetesës dhe punës së tyre, prandaj zbulimi i këtyre të dhënave mund të ketë ndikim në jetën e tyre private dhe profesionale.
Faturat e ushqimit mund të përmbajnë të dhëna të cilat mund të zbulojnë përkatësinë fetare, apo gjendjen shëndetësore të zyrtarit apo zyrtarëve të lartë shtetërorë. Këto të dhëna janë të dhëna personale të ndjeshme dhe si të tilla, në bazë të nenit 7 të Ligjit 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, klasifikohen me qëllim të parandalimit të qasjes dhe përdorimit të paautorizuar. Faturat të cilat mund të përmbajnë të dhëna prej të cilave mund të zbulohen të dhëna personale të ndjeshme janë faturat e drekave dhe darkave zyrtare të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Këto fatura mund të përmbajnë: llojin e ushqimit, llojin e pijeve të konsumuara gjatë takimeve zyrtare nga të cilat mund të zbulohet apo prejudikohet gjendja shëndetësore dhe përkatësia fetare e zyrtarëve të lartë shtetërorë të ndërlidhur me faturë, si dhe në të shumtën e rasteve vendet ku mbahen apo janë mbajtur takimet e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Të dhënat në fatura përmbajnë edhe të dhëna personale të personave të tretë. Zbulimi i këtyre të dhënave është në kundërshtim me nenin 5 (1.1), dhe nenin 10 (2) të Ligjit 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ngase paraprakisht para zbulimit të të dhënave, personat e tretë duhet të japin pëlqimin e tij ose saj për përpunimin e të dhënave, dhe duhet të jenë të informuar lidhur me marrësit ose kategoritë e të dhënave të cilat do të zbulohen Njëkohësisht, zbulimi i të dhënave të personave të tretë, mund të paragjykojë interesa komerciale të ndonjë personi (Kompani, autoriteti publik apo çfarëdo entiteti legal).
Të dhënat të cilat i përmbajnë faturat, mund të shërbejnë për kërkime statistikore apo kërkime të tjera, si dhe për profilizimin e personave e që në rastin tonë janë zyrtarë të lartë shtetërorë.
Përpunimi i këtyre të dhënave për qëllime statistikore apo kërkime të tjera është i mundshëm vetëm nëse subjekti i të dhënave e ka dhënë paraprakisht pëlqimin me shkrim në bazë të nenit 9 (2) të Ligjit 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që do të thotë se zyrtarët e lartë shtetërorë (dhe personat e tjerë) të ndërlidhur me faturë duhet të japin pëlqimin e tyre për shfrytëzimin e të dhënave për qëllime statistikore apo kërkime tjera.
Gjithashtu, analizimi i këtyre të dhënave mund të parashikojë preferencat, sjelljen dhe qëndrimin, me një fjalë të bëjë profilizimin e zyrtarëve të lartë shtetëror me të cilët fatura është e ndërlidhur, profilizimi ky i ndaluar sipas rekomandimit të Komisionit Evropian CM/Rec (2010)13.
Të dhënat e personave publikë, në parim, mund të publikohen edhe pa dhënien e pëlqimit të personit të ndërlidhur, por të dhënat e publikuara nuk duhet të përmbajnë të dhëna të ndjeshme dhe të dhëna të cilat cenojnë privatësinë, standard ky i rregulluar me nenin 8 dhe 10 (2) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Duke e pasur parasysh interesin publik, sa i përket njohurisë apo të drejtës për të ditur për shfrytëzimin e parasë publike, të dhënat nga faturat mund të publikohen duke përjashtuar ose anonimizuar të dhënat e lartcekura. Në pamundësi të anonimizimin të tyre të krijohet një formular (apo formë e përshtatshme) që do të ofronte transparencën e nevojshme të shpenzimeve të parasë publike.
Jeta private e personave të njohur ose personave që kryejnë funksione publike duhet të respektohet nëse informacioni apo të dhënat nuk kanë asnjë rëndësi për rolin e tyre ose jetën e tyre publike. Publikimi i faturave tejkalon qëllimin e kërkesës për transparencë të shpenzimeve publike dhe cenon privatësinë e Kryeministrit dhe zv. Kryeministrave.
Qasja në faturat e shpenzimeve, të cilat përmbajnë të dhëna personale për jetën e personit, është e lejueshme nëse një gjë e tillë do të ishte në interes të organeve të hetuesisë, me qëllim të zbardhjes së veprave penale të kryera ose veprave të kundërligjshme.
Të dhënat personale të subjektit të të dhënave, në mënyrë të veçantë mund të kufizohen me ligj për arsye të: sigurisë kombëtare; mbrojtjes kombëtare; sigurisë publike; parandalimit të hetimit; zbulimit dhe ndjekjes së veprave penale, ose shkeljes së etikës për profesione të caktuara; interesit të rëndësishëm ekonomik ose financiar të Republikës së Kosovës, përfshirë çështjet monetare, buxhetore dhe të taksave; mbrojtjes së subjektit të të dhënave ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Me respekt,
Ruzhdi Jashari
__________________
Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror