Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,z.Ruzhdi Jashari takon drejtorin e Zyrës për Trashëgimi të TMK-së,z.Safet Syla
20/03/2020
Në vazhdën e aktiviteteve të gjithëmbarshme të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z.Ruzhdi Jashari,Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror ka takuar drejtorin e Zyrës për Trashëgimi të TMK-së z.Safet Syla me bashkëpunëtorë.
Temë bosht e takimit në mes të dy përfaqësuesve të institucioneve respektive ishte aspekti i mbrojtjes së të dhënave personale për të gjithë të regjistruarit në kuadër të kësaj zyreje. Mes të tjerash z.Jashari potencoi disa nga aspektet e mbrojtjes së të dhënave personale që trajtohen nga kjo zyrë për të gjitha kategoritë që janë të regjistruara në kudër të saj,duke nënvizuar kështu dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të dhënë kështu një dimension mbrojtës i cili tani e tutje sigurohet përmes Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale bazuar në ligjin në fjalë.
Drejtori Syla shfaqi po ashtu brengën se duke qenë se në këtë zyrë edhe më parë kanë pasur qasje akterë dhe institucione të ndryshme,duhet një angazhim më i madh që përmes respektimit të dispozitave të këtij ligji tani e tutje të dhënat që përpunohen nga kjo zyrë të jenë të mbrojtura dhe të trajtuara mirë.
Të dy palët u dakorduan se bashkëpunimi në këtë sferë në të ardhmen do të intensifikohet duke dhënë përkushtimin e dy anshëm për respektimin e ligjit i cili për fokus kryesor ka ruajtjen dhe mbrojtjen e të gjitha kategorive të të dhënave personale që trajtohen në kuadër të kësaj zyreje.