NJOFTIM
20/03/2020
Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vizituar Agjencinë Shtetërorë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,agjenci kjo e cila monitorohet në aspektin e implementimit të ligjit nga ky komision njëherit edhe në aspektin e raportimit.
Me qëllim të njoftimit nga afër me sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,komisioni parlamentar është njoftuar nga kreu i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z.Ruzhdi Jashari,me punën të cilën po e bënë agjencia në aspekt të implementimit të ligjit në praktikë.
Në këtë kuadër z.Jashari e ka njoftuar kryesuesin e grupit z.Ahmet Isufi me të arriturat e agjencisë duke nënvizuar kështu aspekte të punës operative në terren në fushën e hetimit,inspektimit dhe kontrollit të subjekteve të nivelit shtetëror dhe privat,krijimin e infrastrukturës ligjore si dhe të arriturat në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Në vazhdimësi të kësaj u potencuan edhe një sërë vërejtjesh të tjera të cilat përbëjnë ngecje në punën e agjencisë siç janë,mungesa e hapësirave të punës,mungesa enorme e buxhetit si dhe numri shume i vogël i stafit të agjencisë si aspekt krucial në operacionalizimin e detyrave të cilat dalin nga ligji.
Gjithashtu z.Ruzhdi Jashari Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e njoftoi kryesuesin e komisionit parlamentar për punë të brendshme dhe siguri z.Ahmeti Isufi dhe anëtarët e tjerë komisionit,se agjencia në vjeshtën e këtij viti do të organizoj një konferencë me karakter ndërkombëtarë me ç’rast kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e komisionit me theks të veçantë në aspektin financiar.
z.Ahmet Isufi kryesues i komisionit por edhe anëtarët e tjerë potencuan janë të kënaqur me punën e agjencisë duke e përgëzuar kështu kreun e Agjencisë Shtetërore z.Jashari për atë që është bërë deri tani por duke e inkurajuar që në të ardhmen të vazhdohet edhe më shumë në funksionimin e agjencisë dhe në aspektin e punës në implementimit e ligjit.
Po ashtu komisioni njëzëri shprehi gatishmërinë e komisionit për ndihmë të pakontestueshme në të gjitha aspektet që ka ngecje agjencia,si në rekomandimin për shtim të buxhetit po ashtu edhe në aspekt të rritjes së numrit të stafit.