420 - Lajmi Single | Template Website
Njoftim për Mediume
Njoftim për Mediume

20/03/2020

Prishtinë 27.06.2012 – Në kuadër të projektit të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në Hotelin SIRIUS u bë prezantimi i broshurës informative për qytetarët e Kosovës mbi Regjistrimin Civil dhe Mbrojtjen e të Dhënave. 

Udhëheqësi i ekipit të projektit z. Frank Nan, falenderoi bashkë realizuesit e projektit, Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Agjencinë e Regjistrimit Civil, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e tij. Fjalë rasti në këtë takim mbajti z. Ruzhdi Jashari Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, znj. Sabrije Rashani nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe z. Mevlin Asin nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Z. Ruzhdi Jashari, duke folur për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, si fushë e re në vendin tonë, mes tjerash, potencoi  rëndësinë  dhe ndikimin pozitiv në Raportin e Fizibilitetit, Liberalizimit të Vizave, Stabilizim Asocimit si dhe proceseve të përgjithshme integruese në Bashkimin Evropian. Po ashtu, sipas z. Jashari  ‘ky projekt është hap shumë i rëndësishëm për informimin e opinionit publik lidhur me rëndësinë e regjistrit civil dhe në veçanti për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës”. Duke e cilësuar këtë broshurë si shumë të rëndësishme rreth të drejtave të qytetarëve për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale, u tha se kjo broshurë sjell njohuri solide rreth përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale.  Në këtë aspekt, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është një nga aktorët kryesorë dhe më me ndikim në vend.

Në pjesën përmbyllëse të kësaj ngjarjeje, z. Mevlin Asin shfrytëzoi rastin për të shpërndarë disa kopje të kësaj broshure të pranishmëve në këtë prezantim.

}