Shënohet 1 Vjetori i Themelimit të Agjencisë
20/03/2020
Prishtinë, 29 qershor 2012 – Të premten, në prani të gjithë punonjësve të Agjencisë, me një aktivitet modest, u shënua një vjetori i themelimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Fjalë rasti, në ceremoninë e festimit të përvjetorit të parë, mbajti Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, me ç’rast shfrytëzoi rastin ti falënderojë të gjithë të pranishmit për angazhimin dhe punën sfiduese, të cilët, njëherësh, janë protagonistë të sukseseve të arritura deri tani, pavarësisht se në kushte dhe me kapacitete të kufizuara.
Në shënimin e përvjetorit të saj të parë, Agjencia ka lancuar një porosi elektronike sensibilizuese për qytetarët e Republikës së Kosovës përmes operatorit të telefonisë mobile VALA.
Një vit pas themelimit të saj, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përkundër sfidave të shumta, ka arritur nivel të kënaqshëm funksional dhe operacional.