418 - Lajmi Single | Template Website
Komunikatë për Mediume
Komunikatë për Mediume

20/03/2020

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari dhe zv. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Mentor Hoxhaj, në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror me Konfederatën e Zvicrës kanë zhvilluar një takim me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informacionit të Konfederatës së Zvicrës z. Jean-Phillippe Walter.

Gjatë këtij takimi, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, së bashku me zv. Mbikëqyrësin Kryesor Shtetëror z. Mentor Hoxhaj kanë prezantuar progresin e madh që është arritur në themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke prezantuar kështu punën e bërë deri më tani, me theks të veçantë në avancimin e axhendës euro-integruese të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite në Konfederatën e Zvicrës janë bërë edhe vizita në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern, dhe vizita të tjera nëpër konsullatat e Republikës së Kosovës në Gjenevë, Bern dhe Cyrih.

Qëllimi i këtyre vizitave ka qenë mbikëqyrja e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale nëpër konsullatat e Republikës së Kosovës.

}