417 - Lajmi Single | Template Website
U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës dhe Kroacisë

20/03/2020

Prishtinë, 8 Gusht 2012 - Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror i  Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Ruzhdi Jashari dhe homologu i tij kroat Dubravko Bilić, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kroacisë.

Në një takim që u mbajt në selinë e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari priti homologun e tij kroat z. Dubravko Bilić, të cilin fillimisht e njfotoi lidhur me të arriturat dhe sfidat e Agjencisë. Z. Ruzhdi Jashari, gjithashtu, u shpreh i kënaqur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, e cila parasheh vazhdimin e bashkëpunimit edhe më të ngushtë në këto fusha: zhvillimin e legjislacionit, bashkëpunimin në projekte ndërkombëtare si dhe në shkëmbimin e përvojave të teknologjisë dhe komunikimit masiv, etj. 
Në anën tjetër z. Dubravko Bilić u shpreh shumë i kënaqur që po nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, nga e cila pret bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

}