Fjalimi i Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Shqipërisë znj. Flora Çabej – Pogaçe me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim
20/03/2020
I nderuar z. Jashari
E nderuara znj. Shopova
I nderuar z. Cernovrshanin
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Më duhet ta nis fjalën time me një falenderim te veçante për z. Jashari për nismën e marrë prej tij për bashkimin tonë ketu, në Kosovë ,në shtetin më të ri të Rajonit tonë.
Me cilësinë e Komisionerës për mbrojtjen e të dhënave të Rep. së Shqipërisë kam nderin te nënshkruaj kete memorandum bashkëpunimi, i cili do të shërbejë forcimit dhe rritjes së garancive për respektimin e jetës private dhe familjare, veçanërisht për mbrojtjen e të dhënave personale, shkëmbimit me efikas të eksperiencave reciproke duke siguruar të drejtat dhe liritë themelore në përgjithësi në rajon e më gjere.
Bashkëpunimi mes autoriteteve tona në të gjitha drejtimet si për ndarjen e eksperiencave bashkëkohore, kazuseve konkrete, kornizave ligjore por edhe organizimit të aktiviteteve të përbashketa do të na çojë drejt një forumi të përbashket rajonal dhe unifikimit te standardeve ne këtë fushë, rezultati i së cilës do të jetë pa dyshim rritja e ndërgjegjesimit të qytetarëve tanë, si një parakusht esencial i mirë i funksionimit të demokracisë dhe lirive e të drejtave themelore në rajonin tone.
E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare përbën dhe sot një nga sfidat e shteteve te lira e demokratike, veçanërisht të demokracive të reja. Garantimi i kësaj të drejte themelore është edhe një reflektim ndaj përvojës negative të regjimeve totalitare e diktatoriale, tendenca e të cileve ka qenë ndërhyrja ekstreme në jetën private dhe familjare.
Në këto kushte për ne merr rëndësi mbrojtja efektive e të dhënave personale e cila është edhe përgjigja ligjore që përpiqet të balancojë të drejtat për një jetë private. me ato te zhvillimit të tregut, dhe që mishërohet në punën dhe statusin e Zyres sonë, e cila përmes këtij drejtëpeshimi, ofron mbrojtje për individin dhe të drejtën për të kontrolluar përdorimin dhe shpërndarjen e të dhënave personale të subjekteve te ndryshëm nën petkun e mbrojtjes së jetës private.
Në këtë kontekst, rol të rëndësishëm luan korniza ligjore në këtë sektor te rendesishem dhe veçanerisht kuadri ligjor i BE për mbrojtjen e të dhënave si mund të përmendim:
Direktiva 95/46 e Kom. Evropian "Për mbrojtjen e të dhënave
Direktiva 2000/31e K. E."Për tregtinë Elektronike"
Direktiva 2002/58 ndryshuar me Direktivën 2009/136 "Privatësinë në Komunikimet elektronike"
Në mbyllje te fjalës sime në këtë takim kaq të rëndësishem më duhet të theksoj se detyre parësore e institucioneve tona është që të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e shtetasve mbi të drejtën e privatësise si dhe kërkesen ndaj të giithë aktoreve të përfshirë në përpunimin dhe kontrollin e të dhënave personale për një mbrojtje të përshtatshme të të dhënave personale si një parakusht esencial i mirëfunksionimit të demokracisë dhe lirive të drejtave themelore në Rajon dhe më gjerë.