415 - Lajmi Single | Template Website
Seminar ndërgjegjësues me zyrtarët e Bankës NLB

20/03/2020

Me qëllim të vetëdijesimit dhe njohjes nga afër me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, dje, përkatësisht më datë 18 shtator 2012, Banka Komerciale NLB, ka organizuar tryezë të përbashkët me të gjithë menaxherët kryesorë të të gjitha degëve në të cilat operon NLB në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Temë boshte e kësaj tryeze ishte diskutimi i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve në lidhje me gjetjen e mënyrave më të mira në funksion të zbatimit në praktikë të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me fokus të veçantë në aspektin e përpunimit, trajtimit dhe ruajtjes së të dhënave personale në sektorin bankar, në këtë rast në NLB.
Pjesëmarrës në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,në këtë rast z.Mentor Hoxhaj,Zëvendës Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror  dhe z.Bekim Demiri,Mbikëqyrës Shetëror.
Ndër të tjera z. Bekim Demiri, Mbikëqyrës Shtetëror në Agjencinë Shtetërore, ka potencuar për të pranishmit, obligimet dhe detyrimet të cilat dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në funksion të implementimit të dispozitave të ligjit në fjalë, për të siguruar kështu sistem të qëndrueshëm të sigurisë së përpunimit, trajtimit dhe ruajtjes së të dhënave personale, në të gjithë sektorët, me theks të veçantë në sektorin bankar. Z. Demiri nënvizoi edhe aspekte të tjera të veprimit të cilat është duke i ndërmarrë Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në përgjithësi, respektivisht aktivitetet që po ndërmarrin  në terren mbikëqyrësit shtetërorë gjatë inspektimeve dhe kontrolleve në të gjithë sektorët institucionalë, si në atë publik edhe në atë privat.
Në fund të kësaj tryeze, z. Demiri nënvizoi për të pranishmit se praktika të tilla të organizimit të këtyre tryezave, sikur në këtë rast kjo që e ka organizuar NLB, duhet të shërbejnë si shembuj të mirë edhe për institucionet tjera të cilat përpunojnë, trajtojnë dhe ruajnë të dhëna personale.

Prishtinë, 19 shtator 2012        
Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë dhe me Publikun

}