413 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë

20/03/2020

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka organizuar sot ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes shumëpalëshe të bashkëpunimit mes kësaj agjencie me autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Bullgarisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen dhe të drejtat e lirive  dhe privatësisë të qytetarëve në rajon.

Me këtë rast,  Mbikëqyrësi i Agjencisë Shtetëror  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ruzhdi Jashari, pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me homologët e tij,  tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së të dhënëve personale është  në funksion të zhvillimit të legjislacioneve në fushën  të dhënave personale, duke përcjellë kështu zhvillimet e teknologjisë informative dhe duke këmbyer në të ardhmen përvojat dhe praktikat më të mira të këtyre shteteve, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale,  duke qenë në funksion të qytetarëve të rajonit, theksoi Jashari.
Më tej kreu  i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tha se  nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon një hap para, drejt një fryme më të avancuar, në aspektin e sundimit të ligjit dhe  lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Gjatë shënimit të këtij aktiviteti folën edhe Kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Bullgarisë, Veneta Shopova,  Kryetari i Këshillit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Malit të Zi, Shefko Crnovrshanin,  si dhe Komisionerja e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Republikës së Shqipërisë, zj. Flora Çabej. 
Me këtë rast ata theksuan faktin se nënshkrimi i këtij dokumenti është i një rëndësie të veçantë, meqë është në interes të të gjithë qytetarëve të këtyre shteteve.
Tutje, duke falënderuar kreun e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës, Ruzhi Jasharin, përfaqësuesit homologë të tij vlerësuan se është e nevojshme për këto shtete që të kenë bashkëpunime më të shpeshta mes vete, meqë institucionet të cilët përfaqësojnë ata janë institucione të reja dhe një gjë e tillë do të ndihmonte avancimin drejt sundimit të ligjit dhe  lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Prishtinë,26 shtator 2012

}