411 - Lajmi Single | Template Website
N J O F T I M
N J O F T I M

20/03/2020

Bazuar në nenin 61 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Këshilli i Agjencisë, me vendim nr. 03/07 të datës 25.07.2012, ka miratuar formën standarde të shenjës paralajmëruese për hapësirat e vëzhguara me kamerë.

Njoftohen të gjithë kontrolluesit, përkatësisht institucionet shtetërore dhe private të Republikës së Kosovës, se në zbatim të dispozitave  të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, obligohen që në hapësirat e vëzhguara me kamerë të vendosin shenjën paralajmëruese për vëzhgim me kamerë.
Forma standarde e shenjës paralajmëruese shpërndahet falas për të gjithë kontrolluesit, përkatësisht institucionet shtetërore dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Shenja paralajmëruese mund të merret në zyrat e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Pejton, rruga Pashko Vasa, Nr.4, ose mund të shkarkohet nga web faqja zyrtare e agjencisë  (www.amdp-rks.org).

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

}