409 - Lajmi Single | Template Website
Seminar ndërgjegjësues me zyrtarët e Bankës BpB

20/03/2020

Banka private e Biznesit në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me datën 05 tetor 2012 në Pejë  organizoi seminar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të pranishmëve me një fjalë hyrëse ju drejtua Drejtori Gjeneral i Bankës për Biznes z. Vullnet Latifi i cili shprehi falenderimin e tij dhe të institucionit që përfaqëson ai për qasjen bashkëpunuese nga ana e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Referues në këtë seminar ishte Mbikëqyrësi Shtetëror z. Bekim Demiri, i cili është përgjegjës për mbikqyrjen e sektorit bankar .
Z. Demiri bëri një prezantim të përgjithshëm lidhur me Ligjin për Mbrojten e të Dhënave Personale në veqanti për detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë, legjimitetin e përpunimit të të dhënave personale, format e përpunimit të të dhënave personale  si dhe për mënyrën e caktimit dhe detyrat e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale nëpër organet publike dhe private.
Seminari zgjati rreth 3 orë dhe mes të pranishmëve pati diskutime konstruktive dhe si konkluzion i gjithë kësaj ishte se interesimi ishte shumë i madh dhe të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi  të vazhdojë edhe në të ardhmen.

}