Seminar ndërgjegjësues me zyrtarët e Bankës Kombëtare Tregtare
20/03/2020
Prishtinë 01 nëntor 2012. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale organizoi një seminar së bashku me ‘’ Bankën Kombëtare Tregtare ‘’ me temë: “Mbrojtja e të Dhënave Personale nga përpunuesit e të dhënave”.
Gjatë këtij aktiviteti Mbikëqyrësi Shtetëror z. Bekim Demiri referoi tema si : “Detyrat e Agjencisë”,’’ Obligimet e kontrollorëve’’, “Të dhënat personal dhe legjimiteti i përpunimit të të Dhënave Personale”, “Format e përpunimit të të Dhënave Personale” si dhe tema të cilat trajtonin sigurinë e përpunimit të të dhënave personale.
Gjatë këtij seminari pati edhe diskutime tjera, për çështje specifike të mbrojtjes së të dhënave personale siç janë: përgjegjësitë e mbikëqyrësit, masat e hetim-inspektimit, vëzhgimi me kamerë, vëzhgimi i ndërtesave zyrtare dhe ndërtesave dhe në përgjithësi informacione për të Dhënat Personale.
Në përfundim të këtij takimi, të pranishmit parashtruan disa pyetje në lidhje me transferimin e të dhënave personale, vëzhgimi me kamerë dhe për çështjen e fotokopjeve të dokumenteve personale.
Si konkluzion i gjithë këtij takimi ishte që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen.