397 - Lajmi Single | Template Website
Seminar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sektorin e Policisë dhe Prokurorisë

20/03/2020

Më 19 dhe 20 nëntor 2012, në ambientet e hotel ‘’AFA’’ u zhvillua një seminar rreth mbrojtjes së të dhënave personale në  sektorin e policisë dhe prokurorisë. Referues në këtë seminar ishin ekspertët e mirënjohur të kësaj fushe nga vendet e Bashkimit Evropian. Me  një fjalë përshëndetëse, të pranishëmve iu drejtua Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Ruzhdi Jashari, duke cekur sukseset, arritjet dhe sfidat e Agjencisë prej themelimit të saj deri më sot.

Ky seminar synonte në vetvete njoftimin me arritjet e reja në këtë fushë si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të subjekteve dhe të përfaqësuesve të tyre për mbrojtjen e të dhënave personale. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Policia dhe Prokuroria.
Seminari pati një kohëzgjatje prej dy ditësh dhe mes të pranishëmve pati diskutime konstruktive dhe shkëmbim idesh rreth temës në fjalë. Ky aktivitet u organizua nga Komisioni Evropian, TAIEX-i në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 
}