395 - Lajmi Single | Template Website
KOMUNIKATË PËR MEDIUME
KOMUNIKATË PËR MEDIUME

20/03/2020

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kosovës shprehë shqetësimin e saj me rastin e publikimit të kundërligjshëm të  audio inçizimeve të disa zyrtarëve të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe Kryeministrin e vendit  z.Hashim Thaçi.

Me rastin e publikimit të përgjimeve të tilla, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për zbardhjen e këtij rasti i cili atakon direkt privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të zyrtarëve të cilët janë objekt i këtij përgjimi.

Në këtë rast, pas konsultimit të gjitha fakteve dhe rrethanave mbi bazën e të cilave supozohet të ketë ndodhur përgjimi, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke u bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, respektivisht  nenit 3 dhe nenit 14 të po këtij ligji, ku me këtë rast nuk janë siguruar masat e nevojshme të sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale nga institucioni prej ku kanë dalur këto audio inçizime, ku me  këtë rast apostrofohet Misioni i
Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave konsideron se me këtë rast është shkelur neni 36 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës,  ku garantohet e drejta e privatësisë që çdo kush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private.

Agjencia, si autoritet përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale, konstaton se me rastin e publikimit të paautorizuar të të dhënave janë cenuar të drejtat themelore të individit për privatësi.

Andaj me këtë rast,  konfirmojmë se në bazë të kompetencave ligjore jemi në procedurë të ndërmarrjes të të gjitha veprimeve ligjore, në lidhje me rastin në fjalë, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës.
 
Prishtinë, 30 nëntor 2012
Departamenti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe me Publikun

}