386 - Lajmi Single | Template Website
Reagim
Reagim

20/03/2020

E nderuara redaksi e programit të lajmeve të RTK-së,

Me qëllim të eliminimit të dilemave të krijuara në opinionin publik me rastin e emetimit të stories televizive me temën “Nepotizmi edhe në Policinë e Kosovës ”, nga gazetarja e RTK-së, Jehona Zhitija, në lajmet qendrore të datës 23 janar 2013, të orës 19:30, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nxjerr këtë:

 Reagim

•    Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është autoriteti i vetëm, i cili bën interpretimin për zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e  Dhënave Personale;
•    Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, lidhur me lajmin e transmetuar dje, më 23/01/2013, në lajmet qendrore të orës 19:30, nuk është  konsultuar  nga ana e Policisë së Kosovës apo nga autorët e lajmit në fjalë;  
•    Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet publike dhe private, në çdo kohë mund ta konsultojnë Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të gjitha çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë interpretimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore që trajtojnë aspektin e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës;
•    Gjithashtu, vlerësojmë se është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës që në çdo rast kur lajmi ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të ketë mundësinë të japë opinionin e saj. 

Në vazhdimësi të njoftimit të lartshënuar i lutemi autoritetit tuaj që njoftimin në fjalë ta emetojë sonte, pikërisht në lajmet qendrore të orës 19:30 h.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun
ASHMDHP
Republika e Kosovës
Prishtinë, 24.01.2013
 
}