TAKIM PUNE NË AMBASADËN E BRITANISË SË MADHE DHE REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
20/03/2020
Prishtinë 21 Shkurt 2013,
Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari dhe Mbikqyrësi Shtetëror z. Ramadan Qehaja u takuan me Rektorin e UP, Prof.Dr. Ibrahim Gashin, me të cilin u zhvillua një bisedë pune. Biseda u zhvillua në drejtim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për mbikqyrjen dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Si përfundim i këtij takimi doli inciativa e bashkëpunimit në rrafshin e organizimit të seminarëve ndërgjegjësuese dhe aspekteve të sigurisë gjatë aplikimit të sistemit informativ në arsimin universitar, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Për formalizimin e këtij bashkëpunimi do të draftohet një memorandum i bashkëpunimit në mesë të këtyre dy institucioneve.
Po sot me fillim nga ora 14:00 Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari u prit në një takim pune në ambientet e Ambasadës Britanike nga zëvendës Ambasadori z. Joe Preston.
Në fund të këmbimit të informacioneve reciproke lidhur me punën e institucionit dhe synimet në presprektiv, u pajtuan te dy palet, që ky bashkëpunim të formalizohet në fushën e mediave dhe telekomunikacionit përmes asistencës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, me ç’rast specifikimi do të konkretizohet në përputhje me nevojat e Agjencisë.