371 - Lajmi Single | Template Website
Përfaqësues të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale marrin pjesë në Konferencën Pranverore të Autoriteteve Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave

19/03/2020

Një delegacion i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Republikës së Kosovës i kryesuar nga z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror dhe z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit të Regjistrimit, nga 15 deri më 18 Maj do të marrë pjesë në Konferencën Pranverore të Autoriteteve Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave e cila këtë vit zhvillon punimet në Lisbonë të Portugalisë. Këtë vit, për herë të parë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si autoriteti i vetëm i Republikës së Kosovës, po merr pjesë në këtë konferencë në cilësinë e vëzhguesit. Vlenë të theksohet se gjatë kësaj konference do të vendoset nëse autoriteti i Republikës së Kosovës të pranohet nga Komisioni i Akreditimit si anëtar i plotë i autoriteteve evropiane për mbrojtjen e të dhënave, propozimi i të cilat pastaj aprovohet me shumicë votash nga autoritet anëtare.  Po ashtu delegacioni i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Republikës së Kosovës do të ketë një vizitë të ndarë me udhëheqësen e Autoritetit Portugez për Mbrojtjen e të Dhënave, Prof. Dr. Filipa Calvao. Përveç tjerash në takimin e përbashkët me zj.Calvao autoritetet kosovare do të diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve dhe gjetjen e mundësive në funksion të avancimit të marrëdhënieve në fushën përkatëse, atë të mbrojtjes së të dhënave personale.

Prishtinë,14 maj 2013
Departamenti për Marrëdhënie  me Jashtë dhe me Publikun

}