369 - Lajmi Single | Template Website
Seminar ndërgjegjësues me zyrtarët e institucionit mikrofinanciar Start

19/03/2020

Institucioni Mikrofinanciar Start  në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me datën 23 Prill 2013 në Prishtinë mbajtën seminar për mbrojtjen e të dhënave personale.Referues në këtë seminar  ishte Mbikqyrësi Shtetëror z.Aleksandar Spasic, i cili është përgjegjës për mbikqyrjen e sektorit Mikro Financiar në Kosovë. Z. Spasic bëri një prezantim të përgjithshëm  lidhur me Ligjin për Mbrojten e të Dhënave Personale në veqanti për detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë, legjimitetin e përpunimit të të dhënave personale, format e përpunimit të të dhënave personale  si dhe për mënyrën e caktimit dhe detyrat e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale nëpër organet publike dhe private.Seminari zgjati rreth 02 orë dhe mes të pranishmëve pati diskutime konstruktive dhe si konkluzion i gjithë kësaj ishte se interesimi ishte shumë i madh dhe të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi  të vazhdojë edhe në të ardhmen.

}