367 - Lajmi Single | Template Website
ASHMDHP Viziton Autoritetin Homolog të Bullgarisë

19/03/2020

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një vizitë studimore dy-ditore te autoriteti bullgar për mbrojtjen e të dhënave personale në Sofje. Kjo vizitë, e zhvilluar gjat 27 dhe 28 majit 2013 me karakter shkëmbimi përvojash u bë në vijim të iniciativës së vitit të kaluar për ngritur nivelin e bashkëpunimit të autoriteteve ballkanike për mbrojtjen e të dhënave personale në saje të marrëveshjes multilaterale të nënshkruar gjatë vitit 2012 në Prishtinë.

Gjatë ditës së parë të vizitës studimore, kryetarja e autoritetit bullgar zn. Veneta Shopova e njoftoi delegacionin nga Republika e Kosovës me organizimin e brendshëm të autoritetit bullgar si dhe rreth mandatit të Komisionit. Ajo paraqiti një përmbledhje rreth trendeve dhe aktiviteteve kryesore të këtij autoriteti – fuqitë legjislative dhe iniciativat, aktivitetet informative dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Mes tjerash, gjatë ditës së dytë, anëtari i komisionit z.Veselin Tselkov shpalosi praktikat më të mira të autoritetit mbikëqyrës bullgar të aplikuara gjatë viteve të fundit.

Delegacioni nga Agjencia u kryesua nga z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror; z. Bekim Demiri, Mbikëqyrës Shtetëror; z. Jeton Arifi, Drejtor i Regjistrimit; dhe z. Bujar Sadiku, Drejtor i Administratës, të cilët, gjithashtu shkëmbyen përvojat e tyre dhe ngritën çështje të rëndësishme për dsikutim gjatë seancave dyditore.

Prishtinë,05 qershor 2013

}