351 - Lajmi Single | Template Website
Qyteti i Drenasit Përmbyllë Ciklin e Parë të Fushatës ‘Privatësia Ime’

19/03/2020

Prishtinë, 19 dhjetor 2013

Në vazhdën e projektit të filluar një muaj më parë, mbikëqyrësi kryesor shtetëror me bashkëpunëtorë nga Agjencia dhe MASHT, sot ia kushtoi një vizitë qytetit të Drenasit, konkretisht Gjimnazit ‘Skënderbeu’, me ç’rast ndau shpërblime simbolike për gjashtë nxënësit më të dalluar në projketin ‘Privatësia ime’. Tre nxënës, të cilët i ishin nënshtruar një sfide nga letërsia, detyrë e të cilëve ishte shkrimi i një eseje me temën e lartpërmendur, u përzgjodhën nga komisioni vlersues, i përbërë nga përfaqësuesit e shkollës, përfaqësues të Agjencisë si dhe atyre të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Tre nxënësit tjerë të përzgjedhur nga i njëjti komision u shquan për kreativitetin e tyre në veprat më të mira nga arti figurativ.
Me përmbylljen e ciklit të parë të kësaj fushate, Shkolla ‘Skënderbeu’ nga qyteti i Drenasit garon me gjashtë nxënësit më të mirë në sfidën në nivel shteti, fituesit e së cilës do të shpallen më 28 janar 2014, në Ditën Evropiane të Privatësisë.
Me një fjalim përshendetës z. Jashari falenderoi të gjithë pjesmarrësit me theks të veçantë nxënësit të cilët kishin bërë një punë të shkëlqyer.  
Të përzgjedhurit e kësaj gare për qytetin e Drenasit nga komponenti i artit figurativ janë: Granit Bytyqi; Anita Morina; Egzona Zariqi; ndërsa nga komponenti i letërsisë (ese mbi privatësinë) u shquan: Blerta Gllareva; Valbona Hoxha; Valmirë Gllareva.  

}