350 - Lajmi Single | Template Website
Njoftim
Njoftim

19/03/2020

31 dhjetor 2013 

Viti të cilin po e lëmë pas për Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka qenë një vit mjaft i suksesëshem për sa i përket përmbushjes së misionit të saj - mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  Nxjerrja e akteve nënëligjore, udhëzimeve administrative, rregulloreve e karakterizuan vitin 2012, kurse këtë vitë Agjencia kishte synim që të arrij shtrirje të plotë në zbatueshmërinë e këtyre rregullave, veçmas inspektimin, sensibilizimin, harmonizimin e legjislacionit sekondar me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Këtu mund të theksohet procesi i regjistrimit - futja në funksion e Rregullores për Regjistrim, e cila obligon organet publike dhe ato private për të njoftuar Agjencinë lidhur me përpunimin e të dhënave personale të klientëve dhe/apo të punësuarve. 
Vlen të përmendet, po ashtu, puna në fushën e inspektimit, e cila ka qenë e përqendruar në mbikëqyrjen e vëzhgimit me kamerë, transferimin e të dhënave personale, regjistri i hyrje daljeve, marketuingun e drejtpërdrejtë si dhe përpunimin e karakteristikave biometrike. Inspektimet janë zhvilluar sipas detyrës zyrtare dhe sipas ankesave.
Në organizimin e brendshëm të Agjencisë janë mbajtur 20 mbledhje të Këshillit të Agjencisë. Nga këto mbledhje janë nxjerrë 30 vendime, prej tyre 3 vendime për dhënien e autorizimit për transferin ndërkombëtar të të dhënave, 1 vendim për përdorimin e karakteristikave biometrike, 1 vendim lidhur me opinionin si dhe  2  këshilla. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe Agjencia ka shqyrtuar dhe ka dhënë mendimet e saj lidhur me ligjet dhe aktet tjera nënligjore që kanë ardhur për konsultim në Agjenci për 19 projektligje, 7 rregullore, 18 udhëzime administrative, si dhe 9 akte të tjera, përfshirë këtu memorandume shpjeguese, draft-marrëveshje, memorandume mirëkuptimi, koncept dokumente si dhe akte tjera administrative.
Gjatë vitit 2013, në kuadër të planit vjetor të Agjencisë për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe kontrolluesve është realizuar fushata mediale, duke realizuar dy spote televizive. Njëri spot kishte si cak ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me mbrojtjen e privatësisë së tyre dhe mbrojtjen e të dhënave të tyre personale, gjatë përdorimit të teknologjisë informative, respektivisht telekomunikimit elektronik. Spoti tjetër u është dedikuar kontrolluesve, qofshin publikë apo privatë, që përpunojnë të dhëna personale të klientëve apo punonjësve të tyre, përmes të cilit është synuar ndërgjegjësimi për trajtimin adekuat dhe në përputhje me ligjin përkatës të të dhënave personale dhe përpunimit të tyre. Spotet janë emetuar edhe në RTK. Veç kësaj, ndërgjegjësimi i publikut lidhur me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale bëhet në vazhdimësi përmes publikimeve të ndryshme në web faqen e Agjencisë.
Vlen të theksohet se gjatë këtij vitit 2013, Agjencia ka organizuar seminare, punëtori e trajnime njëditore për zyrtarët mbrojtës të akredituar brenda subjekteve kontrolluese, me qëllim të vetëdijesimit të tyre rreth mënyrës së ruajtjes e përpunimit të të dhënave personale.
Në nëntor të vitit 2013 ka filluar fushata ndërgjegjësuese me shkollat e mesme. Ky projekt e emërtuar “privatësia ime”, në bashkëpunim me MASHT-in, po zhvillohet me klasët e 12-ta të 10 shkollave në nivel  vendi. Fushata ka karakter garues në mes nxënësve, me qëllim të motivimit të tyre për të hulumtuar informata sa më të shumta rreth privatësisë. Projekti është në vazhdim e sipër dhe përmbyllet më 28 janar 2014.
Në përputhje me Planin e Veprimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Integrime Europiane, duke ditur se për Agjencinë, bashkëpunimi ndërkombëtarë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale është pjesë e rëndësishme e misionit të saj, janë përmbushur të gjitha adresimet e Raportit të Progresit të kërkuara nga Agjencia.
Në këtë aspekt, po ashtu dhe këtë vit Agjencinë e kanë përcjellë të arritura mjaft të rëndësishme, vlen të ceket anëtarësimi në ‘Spring Conference’ në maj 2013, si dhe anëtarësimi në ‘Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, shtator 2013,  me të cilën,  Agjencia e ka hapur mundësinë që vitin 2014-2015 të jetë nikoqire e organizimit të Konferncës  Nderkombëtare  të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë. Në këtë aspekt,  për vitin 2014, Agjencia,  në përmbushjen e obligimeve të saj ligjore e kushtetuese pret nga Kuvendi i Kosovës Aprovimin e ‘Konventës 108`, dhe protokollet shtesë të saj të  Këshillit të Evropës. 
Në vitin 2014 Agjencia synon t’i rrisë kapacitetet e saj ne sensibilizim te opinionit rreth mbrojtjes së të Dhënave Personale, dhe vazhdimin e vetëdijesimit të kontrolluesve publiko-privat lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Bashkëpunimi me institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile dhe institucionet simotra jashtë vendit është preokupim i përhershëm i Agjencisë. Ndërsa objektiv i veçantë mbetet harmonizimi i legjislacionit me Acquis Communautaire, synim ky i të gjitha institucioneve në nivel vendi.
Sfidë pothuajse e vazhdueshme e Agjencisë mbetet, formësimi me kapacitete të plota sipas organogramit, për të mundësuar funksionalizimin e plotë dhe efikas të Agjencisë, për realizim me sukses të të gjitha objektivave të parapara për vitin 2014.

}